Në luftë për jetën gjendet një djalë në moshë ende të re, pasi u plagos ndërsa një makinë e përplasi dhe shoferi u zhduk nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”, jo larg bulevardit Zogu I në Tiranë, kur një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin J. C., 38 vjeç.
Në gjendje kritike nga plagët e marra, i riu është gjetur nga persona të rastësishëm fhe më pas është dërguar në spital.
Mjekët dhe policia thanë se 38 vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Kohët e fundit kronika e zezë ësbtë mbushur shqetësueshëm me raportime për aksidente ku shoferët braktisin personat që përplasin dhe largohen në drejtim të paditur duke mos u dhënë as ndihmën e parë.
/noa.al