Martohen Brikena dhe Mateo – puthje pasionante mes çiftit gjatë ceremonisë në Big Brother – Ora Info
Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Big Brother VIP Albania 5.
Çifti duket i mrekullueshëm, modelja nga Kosova në fustan të bardhë teksa Mateo me kostum të zi elegant.
Ata i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit përpara konkurrentëve, ish-banorëve, të cilët janë të pranishëm në aheng.
Celebrimi u bë nga ish-banori Kristi Lamaj, ashtu siç kërkuan vetë dyshja.
Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie janë opinionistët: Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi.

Për të performuar do të jetë këngëtari i mirënjohur, Gena.
Në fund, ata shkëmbyen puthje në buzë, duke vënë pikën mbi dashurinë e tyre.