Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka mbetur i plagosur në Vlorë pasi një makinë e përplasi dhe shoferi i saj e braktisi në rrugë dhe u largua në drejtim të paditur.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë tha se specialistët e saj referuan materialet në Prokurori pasi dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Golf” ka aksidentuar një të mitur.
I mituri ndodhet i shtruar në Spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al