“Jam i zhgënjyer”, ultimatum Iranit për Hormuzin

April 6, 2026


Donald Trump deklaroi se konflikti me Iranin ka lënë një “gjurmë që nuk do të zhduket kurrë” në NATO, duke shprehur hapur zhgënjimin ndaj aleatëve.

Gjatë një konference për shtyp, Trump tha se vendet anëtare të NATO-s kanë hezituar të japin mbështetje dhe vetëm tani, sipas tij, po kërkojnë të përfshihen. “Jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, u shpreh ai, duke shtuar se përfaqësues të aleancës pritet ta takojnë së shpejti.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu Iranin me masa të ashpra nëse nuk rihap Ngushticën e Hormuzit për qarkullimin e anijeve, duke vendosur një afat të prerë. Ai theksoi se reagimi i SHBA-së do të varet nga veprimet e Teheranit në ditët në vijim.

Trump la të hapur mundësinë e një marrëveshjeje, duke deklaruar se nga pala tjetër ka “gatishmëri për dialog”, por paralajmëroi se nëse nuk ka bashkëpunim, pasojat do të jenë të rënda për Iranin.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se nuk do të lejojë kurrë që Irani të zotërojë armë bërthamore.



Source link