Ish-opinionistja e Big Brother Albania zbulon se ka qenë e adoptuar

April 6, 2026


Ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari, ka ndarë së fundmi një detaj shumë personal dhe të panjohur më parë për publikun.

E ftuar në “Grida Duma Podcast”, ajo ka rrëfyer hapur eksperiencën e saj me adoptimin dhe këndvështrimin që ka për këtë proces.

Gjatë bisedës, Zhaklin zbuloi se pas ndarjes nga jeta të babait të saj, ajo është rritur për disa vite në një familje italiane, një periudhë që e cilësoi si një “gjysmë adoptimi”.

Kjo përvojë e ka bërë atë të kuptojë thellësisht rëndësinë dhe sfidat e këtij procesi.

E kuptoj shumë mirë çfarë do të thotë që ti të ikësh nga familja jote dhe të rritesh në një familje tjetër për të pasur një shkollim, një mundësi më të mirë, për të pasur më shumë privilegje apo një status më të lartë,” u shpreh ajo.

Nisur nga kjo eksperiencë, ish-opinionistja e sheh adoptimin si një mundësi shumë të vlefshme dhe e konsideron si një opsion serioz për të ardhmen e saj, nëse një ditë do të vendosë të bëhet nënë.

Ajo theksoi se ky proces është jetik jo vetëm për bebet, por sidomos për fëmijët më të rritur, të cilët shpesh përballen me situata shumë më të vështira.

Megjithatë, sa i përket së tashmes, Zhaklin ishte e prerë në vendimin e saj për të mos marrë një hap të tillë.

Për momentin s’dua të bëhem nëna e askujt. Nuk dua ta kem këtë si përgjegjësi, as me një fëmijë të adoptuar as me timin,” deklaroi ajo, duke lënë gjithsesi një derë të hapur me mendimin se ndoshta mund të ndryshojë qasje në të ardhmen.



Source link