Ergys Agasi, vizitor i shpeshtë i Surrelit

April 6, 2026


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Në një komunikim me gazetarët, ai është shprehur se Ergys Agasi është një “vizitor i shpeshtë i Surrelit”, duke shtuar se edhe pse në kërkim ai vijon të lëvizë i lirë.

“Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me, Irena Maneku Gjoka. Festonin, Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij Gysi gjoja është në kërkim, ai në fakt rrugën më të shpeshtë që bën e bën për në Surrel.

Ai është vizitor i shpeshtë i Surrelit. Akt më të turpshëm, flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi Rama nxori të pafajshme Irenën me pesë mbiemra”, tha ai.



Source link