Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro
1
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake.
Për ditën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon:
• Nafta (dizel): 1.86 euro/litër;
• Benzina: 1.49 euro/litër.
“MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marr nga ministrja Kusari- Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit”, thuhet në njoftimin e MINT-it.
Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.