Dasmë në BBVA/ Ja kur do të martohen Mateo dhe Brikena

April 6, 2026


Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është gati për të festuar dashurinë.

Pas propozimit që mori vëmendje dhe komente të shumta, Mateo dhe Brikena do të “lidhin kurorë” me një dasmë të organizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Faqja zyrtare e spektaklit ka njoftuar publikun se ceremonia do të mbahet pikërisht mbrëmjen e sotme, më 6 prill 2026.

Të gjithë fansat e dyshes dhe ndjekësit e formatit mund ta ndjekin dasmën e tyre live duke filluar nga ora 20:30.

Ngjarja do të transmetohet paralelisht në platformën DigitAlb si dhe në kanalin zyrtar të “Big Brother VIP” në YouTube. Sigurisht, mbetet për t’u parë se si do të organizohet e gjithë ceremonia, kush do të ketë rolet kryesore në dasmë dhe si do të përfshihen banorët e tjerë, me të cilët dyshja ka pasur jo pak dinamika e përplasje gjatë lojës.



Source link