Ç’do thoshte Fishta, po ta shihte shqiptarin sot

April 6, 2026


Armiku – heshtja jonë!
Një gjamë dëshpërimi do ta lëshonte edhe Fishta, po ta shihte shqiptarin sot – që me dorën e vet (me votën e vet) e rrëzon atë që u ndërtua me mund e sakrificë, dhe ia dorëzon fatin e Kosovës atyre që s’e bënë, s’e deshën e s’e pranuan kurrë – shtetin të cilin sot e sundojnë!
Kjo s’është veç gabim – është papërgjegjësi që i afrohet fajit historik nga një sjellje histerike e shoqërisë sonë. Kur shteti lihet në duart e atyre që nuk kanë as kujtesë, as rrënjë, as meritë, as adresë, atëherë rreziku nuk vjen më prej jashtë – por prej vetë nesh. Dhe kjo është gjama më e rëndë e dëshpërimit: kur rrënojmë atë që të tjerët para nesh e ngritën me mund e me gjak, dhe e shesim për iluzione të rreme e për interesa të vogla.
E nesër, kur të kërkojmë përgjegjësi, nuk do ta kemi të vështirë ta gjejmë armikun, SEPSE AI DO TË JETË I FSHEHUR PAS HESHTJES SONË.






Source link