Sherr i rëndë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital

April 3, 2026


Një sherr është regjistruar pak më parë në zonën e njohur si lagja Pavarësia, ku tre persona janë përfshirë në një përplasje fizike.

Si pasojë, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit me autoambulancë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit, duke u drejtuar në drejtim të autostradës. Forcat e policisë, përfshirë edhe efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, janë vënë në ndjekje të tij dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia për më shumë detaje.



Source link