Rama mbledh krerët e bashkive, kryetari demokrat i Pukës shkon dhe nuk hyn brenda!

April 3, 2026


Kryeministri Edi Rama nis sot turin “Për punët e Shqipërisë” me kryebashkiakët, takimi me të cilët është caktuar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri sapo ka mbërritur.

Ndërkohë Rrok Dodaj, kryetari demokrat i bashkisë së Pukës thotë se nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhje.

Ai ka konfirmuar për mediat se ka pasur ftesë për të marrë pjesë në takim përmes emailit, por nuk është lejuar të futet në ambientet e Pallatit të Kongreseve për shkak se nuk kishte emrin në listë. Në një sqarim të mëtejshëm, ai tha se është kontaktuar nga PS dhe i kanë shpjeguar se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.

Disa prej kryetarëve demokratë pranojnë se kanë marrë ftesë, ndërsa të tjerë thonë se nuk janë ftuar.

Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë së Hasit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës thonë se nuk kanë marrë ftesë.

Ftesën e konfirmon edhe Hilë Curri i Fushë-Arrëzit.

PS ka konfirmuar se ftesa u është dërguar vetëm kryebashkiakëve socialistë.



Source link