Prishen llogaritë te Trabzonspori? E papritur për Muçin para sfidës me Gallatasarajn

April 3, 2026


Ernest Muçi pritej si titullar në fushë për Trabzonsporin ndaj Gallatasarajt, me informacionet e raportuara nga Turqia deri dje. Sot çdo gjë është vendosur në dyshim, pasi Muçi nuk është stërvitur me ekipin.

Nëse dje ishte pjesë e skuadrës në stërvitje, Muçi sot qëndroi i veçuar në palestrën e klubit. Për të tregohet se se ka ndjerë dhimbje.

Ndeshja do të luhet nesër, më 4 prill, prej orës 19:00. Stafi do të presë deri në fund për vendimin e tij.

Kujtojmë se Muçi u largua nga Kombëtarja pikërisht për shkak dëmtimi. Te Trabzonspori është treguar i gatshëm, që të rrezikojë për sfidën më të rëndëishme./PANORAMASPORT.AL



Source link