Nuk i binte në qafë askujt, edhe me djemtë shkonte shumë mirë

April 3, 2026


Policia vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së 78-vjeçarit në Korçë, Gezim Vija, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij një ditë më parë.

Komshiu i viktimës, Simon Muço, është shprehur se Gëzimi nuk kishte konflikte me asnjë dhe gjithashtu shtoi se edhe me djemtë e tij shkonte shumë mirë.

“Gëzimi ishte shumë njeri i mirë, ishte i nderuar, i respektuar me të gjithë njerëzit, as në qafë nuk të binte asgjë. Unë banoj jashtë shtetit, kur erdha këtu më thanë për Gëzimin. Ne u çuditëm…

Kur ikte, na respektonte; me fëmijë, gra, burra ishte shumë i respektuar. Nuk e di si ndodhi kjo, nuk ka pasur konflikte me asnjë; dyer, makina hapur i linim, është lagje e qetë.

Ishte më i miri nga e gjithë lagja. Unë jetoj jashtë, pardje kam ardhur; kur e mora vesh, nuk më erdhi mirë.

Konflikte me asnjërin s’ka pasur; me djemtë shkonte shumë mirë. Këtij i kishin prerë edhe një dritë.

Ishte pensionist, ndërsa i biri vinte punonte këtu si mekanik; vinte çdo darkë, punonte me lavatriçe dhe frigoriferë”, thotë fqinji.



Source link