I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në një banesë të pabanuar burri, dyshimet e policisë

April 3, 2026


Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i moshuari ishte endacak dhe është gjetur në një banesë të pabanuar. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë konstatuar rastin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.



Source link