Fjolla Morina takon Milaim Zekën, ai i lexon një poezi të vitit 2001

April 3, 2026


Fjolla Morina është shfaqur së fundi më aktive se kurrë në rrjetet sociale, ku po ndan momente nga përditshmëria e saj. Këngëtarja duket se po e shijon këtë periudhë, duke qëndruar pranë miqve dhe duke dokumentuar aktivitetet e saj.

Së fundi, ajo është takuar me gazetarin Milaim Zeka, me të cilin duket se ka kaluar kohë të këndshme.

Takimi mes tyre është shoqëruar me një moment të veçantë, ku Zeka i ka lexuar një poezi të shkruar prej tij në vitin 2001, shkruan “Kosovarja”.

Morina ka publikuar fotografinë nga ky takim në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me fragmentin e poezisë.






Source link