Eliminimi i parë në “Ferma VIP”,ja kush largohet
1
Mbrëmja e sotme në “Ferma VIP” ka sjellë edhe eliminimin e parë nga gara.
Banori që ka lënë shtëpinë është Gjesi Loci, duke u bërë kështu i pari që përfundon rrugëtimin e tij në këtë format.
Largimi i tij u shoqërua me emocione të forta, teksa Gjesi u përshëndet me përqafime nga të gjithë banorët, të cilët nuk kursyen fjalët e mira për të.
Edhe pse aventura e tij në “Ferma VIP” ishte e shkurtër, ai arriti të krijojë raporte të mira me banorët dhe të lërë gjurmë tek publiku.