“Dy vite më parë humba nënën në Amerikë”, rrëfehet mes lotëve Moza Ahmeti: Nuk munda t’i shkoj
1
Gjatë qëndrimit në “Ferma Vip”, poetja e njohur Mimoza Ahmeti na ka treguar gjatë qëndrimit të saj në Ferma Vip, një Moza me një shpirt të bukur, plot ngjyra, humor por dhe mendime të forta.
Teksa bisedonte me “fermerët” e tjerë ajo ka hapur zemrën para konkurrentëve të tjerë dhe ka rrëfyer një histori prekëse të ndodhur dy vite më parë, humbjen e nënës së saj.
E përlotur Moza ka treguar se nëna i ndërroi jetë teksa ndodhej në Amerikë dhe për shkak të mungesës së vizës ajo nuk mundi të shkonte t’i jepte lamtumirën e fundit. Ndonëse u përpoq dhe aplikoi për një vizë urgjente, u përball me një refuzim pasi në rregullat e ambasadës arsyeja që ajo u paraqiti, pra humbja e nënës, nuk ishte një rast urgjent dhe që të mund të merrte vizën për të shkuar.
“Mami më ndërroi jetë para dy vitesh në Amerikë, mirëpo ishte krejt e papritur nuk kisha vizë amerikane. Se gjithmonë më pyesin pse ndenjte këtu dhe nuk shkove atje. I bie në telefon aty dhe i them që më ka vdekur mami. Del njëra që më njihte aty, sekretare, o tha gjithë jetën kam pasur simpati për ty e. E i thashë kam hallin kështu, duhet të ik shpejt. O tha po kjo nuk hyn te çështjet urgjente, apliko po. Këtu kuptova konceptin. E kam ndërmend, ishalla po marr e ndonjë lek e të aplikoj”, tregoi Moza ndërkohë që Jonida Maliqi i premtoi që kur të dalin nga ky format do të përpiqen t’i mundësojnë poetes vizën amerikane me qëllim për të vizituar vendin, ku nëna e saj po prehet prej dy vitesh.