“Dua jetë të re me burrë tjetër”, diskutohet çka po i shtyn nënat të braktisin fëmijët

April 3, 2026


Arrestimi i një gruaje në Podujevë nën dyshimet për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve” ka rikthyer në diskutim sot në emisionin “Kosova Today” fenomenin e braktisjes së fëmijëve dhe arsyet që çojnë deri te këto raste.

Gazetarja Saranda Aliu nga Kiks Kosova solli në vëmendje një rast të raportuar më herët, në tetor të vitit të kaluar, duke deklaruar se nëna kishte refuzuar edhe fëmijët pas ndarjes nga burri.

“Siç ka ndodh në tetorin e vitit të kaluar, kur kam raportuar ekskluzivisht për braktisjen e 5 fëmijëve nga një nënë 28-vjeçare, pas një martese 11-vjeçare. Si shkak, sipas saj, ishte dhuna psikologjike sistematike nga ish-bashkëshorti dhe familja e tij. Ajo është larguar dhe nuk dëshiron të takohet më me fëmijët e saj. Madje ka deklaruar, “Ata mund të joshen nga unë dhe unë dua të krijoj një jetë tjetër”, të cilën tashmë e ka nisur në Lipjan me një burrë tjetër”, tha Aliu.

Ndërkaq, psikologu Rron Kastrati u shpreh se mirëqenia e fëmijëve duhet të jetë prioritet absolut.

“Dua të krijoj një jetë tjetër”, ne jemi dakord me demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe lëvizjes, por pse atëherë merr përsipër përgjegjësinë për të pasur fëmijë? Ne e dimë që mirëqenia e fëmijës është prioritet absolut”, tha Kastrati. /






Source link