Daut Haradinaj paralajmëron padi për shpifje ndaj komentuesit që ofendoi Ramush Haradinajn

April 3, 2026


Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi një person me emrin Daut Hetemi ka komentuar në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi, duke iu referuar Ramush Haradinaj si “vrasës i pasluftës e haraqegji”.

Daut Haradinaj është shprehur se autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të përballet me drejtësinë në mënyrë të pakompromis.

“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.

Autori i këtij komenti, bashkë me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, ka deklaruar Haradinaj.






Source link