Cila shenjë e horoskopit është më erotike dhe cila më “indiferente” në shtrat? Profili juaj seksual sipas yjeve
18
Nëse nuk arrin të shpjegosh çfarë të magjeps tek ai, provo t’a pyesësh kur ka lindur. Mund të “fajësohet” shenja e tij e horoskopit, pasi, sipas astrologes Dossé-Via Trenou-Wells, seksualiteti ynë lidhet edhe me datën e lindjes.
Ja profili seksual i çdo shenje të zodiakut, sipas yjeve:
1. Akrepi (23/10 – 21/11)
I njohur si shenja më erotike, udhëhiqet fort nga instinktet. Megjithatë, nuk është aspak i lehtë për t’u fituar: ka standarde të larta dhe kërkon një partner që mund të përballojë intensitetin e tij emocional dhe seksual.
2. Dashi (21/3 – 19/4)
Nën ndikimin e Marsit, planeti i veprimit, mendon shpesh për seksin. Libido e tij është e lartë dhe për të, seksi është po aq natyral sa frymëmarrja, i zjarrtë, impulsiv dhe i paharrueshëm.
3. Demi (20/4 – 20/5)
Dashuron njëkohësisht pasionin dhe butësinë. I udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë, është sensual dhe romantik. Dëshira e tij luhatet: ose kërkon net të gjata pasioni, ose vetëm përkëdhelje.
4. Peshqit (23/2 – 20/3)
Ëndërrimtari i zodiakut kërkon lidhje romantike që e ndihmojnë të “arratiset” nga realiteti. Kur ndihet i sigurt, krijon një lidhje të thellë dhe intensive në shtrat, shpesh duke të surprizuar me pasionin e tij.
5. Luani (23/7 – 22/8)
Adhuron të jetë në qendër të vëmendjes edhe në dhomën e gjumit. Nëse partneri di ta ndezë, libido e tij rritet ndjeshëm dhe ai bën gjithçka për të provuar aftësitë e tij.
6. Gaforrja (20/6 – 22/7)
Çelësi është besimi. Pasi ta fitosh, zbulon një dëshirë të fortë seksuale që lidhet drejtpërdrejt me ndjenjën e sigurisë që i jep partneri.
7. Bricjapi (22/12 – 19/1)
Njihet si i përkushtuar ndaj punës, por kjo energji shtrihet edhe në jetën intime. Ka qëndrueshmëri dhe energji të lartë për një kohë të gjatë.
8. Shigjetari (22/11 – 21/12)
Pasionant dhe flirtues, shpesh hyn në aventura thjesht për kënaqësi. Por ka një dobësi: mërzitet shpejt. Sekreti është ta mbash marrëdhënien interesante dhe të larmishme.
9. Binjakët (21/5 – 20/6)
Nën ndikimin e Mërkurit, planeti i komunikimit, flet hapur për dëshirat dhe kufijtë e tij. Libido e tij është e paqëndrueshme, por kur është në kulm, bëhet i papërmbajtshëm.
10. Virgjëresha (23/8 – 22/9)
Jo se nuk i intereson seksi, por shpesh është i shpërqendruar nga mendimet dhe angazhimet. Kjo e pengon të jetë gjithmonë “i pranishëm”, por kur fokusohet, nxjerr një anë të egër që nuk e prisje.
11. Peshorja (23/9 – 22/10)
Më shumë romantike sesa seksuale. Kërkon ekuilibër dhe harmoni, jo ekstreme. Dëshira ekziston, por është më e moderuar krahasuar me shenjat e tjera.
12. Ujori (20/1 – 18/2)
Jeton shumë në botën e mendimeve, ndaj seksi nuk është gjithmonë prioritet. Fillimisht lidhet mendërisht dhe një bisedë interesante mund të jetë forma më e mirë e “paralojës”.