Top-i vazhdon me drejtësinë selektive

April 2, 2026


Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Prime” në “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë sërish situata të forta dhe ofendime të rënda mes banorëve, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga publiku dhe ish-konkurrentët që e ndjekin nga jashtë.

Një nga momentet më të diskutuara dhe më të rënda ka qenë përplasja verbale ku Mateo i është drejtuar Juelës me një fjalor tejet denigrues.

Me zë dhe me figurë, gjatë transmetimit live, ai është dëgjuar t’i thotë asaj fjalën e rëndë “k*rvë”, një veprim i cili ka shkaktuar menjëherë një valë indinjate dhe reagimesh të shumta në rrjetet sociale për shkak të gjuhës denigruese.

Për këtë episod të shëmtuar ka reaguar mjaft ashpër edhe ish-banori G-Bani, i cili ka qenë vazhdimisht aktiv kohët e fundit në komentimin dhe analizimin e dinamikave të shtëpisë.

Përmes një videoje të publikuar pak më parë në llogarinë e tij, ai nuk ka kursyer kritikat e drejtpërdrejta ndaj produksionit, duke theksuar standardet e dyfishta që po përdoren në trajtimin e banorëve.

Top-i vazhdon me drejtësinë selektive,” shprehet ai i revoltuar mes të tjerash në videon e tij, duke akuzuar hapur televizionin dhe drejtuesit e formatit se po mbyllin sytë përballë ofendimeve kaq ekstreme kur bëhet fjalë për personazhe të caktuar.

Sipas tij, në situata të ngjashme banorë të tjerë do të ishin kryqëzuar publikisht.



Source link