Skandal! Britney Spears sfidon rregullat, pi cigare pranë një pike karburanti
1
Britney Spears është parë duke pirë cigare dhe këtë herë jo në një vend të zakonshëm, por në një ambient potencialisht të rrezikshëm: në një pikë karburanti.
Fotografët e kanë kapur këngëtaren e hitit “Circus” teksa mbërrinte në një biznes lokal, ndërsa shoferi i saj parkonte makinën Mercedes pranë pompës së karburantit, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë që shoferi zbriti për të furnizuar makinën, Britney nxori hirin e cigares nga dritarja dhe kjo ndodhi pikërisht përpara një tabele që shkruante ndalohet pirjen e duhanit.
Siç dihet, benzina dhe zjarri nuk janë aspak kombinim i mirë… por fatmirësisht, këtë herë situata përfundoi pa pasoja për këngëtaren.
Spears nuk ishte duke drejtuar vetë mjetin, pasi muajin e kaluar ajo u arrestua për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe substancave të tjera. Autoritetet konfirmuan se ajo ishte ndaluar për “drejtim mjeti nën ndikimin e droges dhe alkoolit”.
