S’kam asgjë për të veshur. Më dha Ola…” (Video)

April 2, 2026


Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë të fortë, plot humor, ironi dhe si një nga banoret më aktive në debatet e spektaklit “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka treguar së fundmi një anë tjetër, mjaft të ndjeshme dhe të brishtë, e cila ka prekur thellë zemrat e publikut.

Në rrjetet sociale po bëjnë xhiron disa pamje mjaft emocionuese të shkëputura nga një bisedë e saj e sinqertë me këngëtaren Jonida Maliqi, teksa po diskutonin për përgatitjet dhe veshjet e spektaklit të radhës.

E shqetësuar për mungesën e rrobave për natën e “Prime”, poetja u dëgjua të thoshte: “Ua Prime. Nuk e di çfarë do vesh. Është problem”.

E habitur nga kjo situatë, Jonida e ka pyetur nëse nuk i kishin sjellë gjë për të veshur, por përgjigjja e Mozës ka qenë ajo që ka trishtuar dhe ka prekur shumë ndjekës.

S’kam asnjë njeri përjashta. Kam gjëra por do mbarojnë ato. Më ka fal një xhaketë Ola, mbase vesh atë,” është shprehur ajo me një sinqeritet që mbartte një peshë të madhe vetmie.



Source link