Shoqja e Jonidës zbulon të vërtetën mbi marrëdhënien me Sonin, a ka konflikt mes tyre?
Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut sapo u bënë pjesë e spektaklit televiziv “Ferma VIP 3”.
Së fundmi, në rrjet dhe në media kanë qarkulluar thashetheme të shumta se mes dy artisteve mund të ketë pasur pakënaqësi ose një përplasje të vjetër jashtë shtëpisë.
Megjithatë, për të hedhur dritë mbi këtë situatë ka folur shoqja e ngushtë e Jonidës prej 9 vitesh, Klodiana Ismailaj.
E ftuar në emisionin “LIVING DAY” përballë moderatores Brunilda Lahe, Klodiana sqaroi se nuk ka dëgjuar kurrë nga mikesha e saj për ndonjë konflikt me Soni Malajn.
E pyetur drejtpërdrejt nëse këto zëra janë të vërtetë, ajo u përgjigj me sinqeritet: “Unë duhet ta kisha ditur. Unë jam 9 vite shoqja e Jonidës, dhe këtë gjë nuk ma ka thënë që ka patur një konflikt”.
Në bisedë e sipër ndërhyri edhe gazetari Meridian Ramçaj, i cili theksoi se mes artistëve ka gjithmonë debate të vogla, por shpesh situatat fryhen pa të drejtë.
“Po më thuaj një artist që nuk ka patur një debat a një konflikt me një koleg, të cilën mediat më pas e kanë hiperbolizuar. Pjesa më e madhe aty kanë patur pakënaqësira kur kanë qenë jashtë,” u shpreh ai, duke nënkuptuar se formati i “Ferma VIP” është pikërisht vendi ku këto gjëra sqarohen.
Në mbyllje të këtij diskutimi, Klodiana theksoi se pavarësisht dinamikave që mund të sjellë loja dhe që sipas saj “mbeten për t’u parë”, ajo personalisht, si një njeri i afërt i Jonidës, nuk ka pasur asnjëherë dijeni për një krisje apo armiqësi reale mes dy këngëtareve.