Rezoluta s’vendoset pikë e parë, PDK lëshon sallën e Kuvendit
2
Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi nuk u vu si pikë e parë e rendit të ditës rezoluta e propozuar nga ata për mbrojtjen e viktimave të luftës.
Kjo u paralajmërua fillimisht nga deputetja e kësaj partie Vlora Çitaku.
Ajo edhe më herët iu drejtua kryeparlamentares, Albulena Haxhiu, e cila i përmendi diskutimet mes grupeve parlamentare, Çitaku tha se janë të gatshëm të takohen, por jo të bëjnë kompromis, raporton Klankosova.tv
Sipas saj, kjo pikë është më e rëndësishme se çdo marrëveshjet ndërkombëtare.
“Kryetare, grupet parlamentare, të gjithë deputetët, e kanë pranuar tekstin e rezolutës dje, ka pasur kohë të mjaftueshme që grupet të japin vërejtjet e tyre. Megjithatë, ne jemi të gatshëm që të ulemi bashkë sepse për ne, dhe për secilin deputet, nuk ka bash asnjë çështje tjetër më të rëndësishme se trajtimi i kësaj rezolute, votimi në unanimitet.
Jemi të gatshëm të takohemi, por nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromis. Kryetare, ua dhamë votat për marrëveshjet ndërkombëtare, por kjo rezolutë në mbrojtje të vërtetës historike, në mbrojtje të viktimave, është më e rëndësishme se çdo marrëveshje ndërkombëtare. Ju lutem kryetare, tjetër punë na nuk kemi, rrimë këtu edhe 5 orë, ta kryejmë sot dhe ta kryejmë si pikë të parë të rendit të ditë. Kjo është kërkesa jonë.”