Ndonëse e nisën ditën plot ëmbëlsi me puthje dhe përqafime, duket se qetësia mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” nuk ka zgjatur shumë.
Teksa banorja ndodhej në dhomën e grimit duke u përgatitur për ditën, Mateo i është afruar për t’i uruar mirëmëngjesin me fjalë përkëdhelëse. Ai e ka pyetur nëse kishte fjetur mirë, duke iu drejtuar me fjalët “o drita ime”.
Megjithatë, situata ka marrë një rrjedhë krejt tjetër vetëm pak sekonda më vonë.
Mateo ka vendosur ta ngacmojë lidhur me pastërtinë e krevatit të saj, duke bërë një koment që nuk është pritur aspak mirë.
“E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. T’i kam ndërruar,” i ka thënë ai hapur. Kjo deklaratë ka mjaftuar që Brikena të çohet menjëherë me nerva dhe të largohet nga dhoma e grimit pa i kthyer asnjë përgjigje.
Teksa ajo po ikte e revoltuar, Mateo e ka pyetur “Ça ke?”, por u injorua plotësisht nga banorja.
I habitur nga ky reagim impulsiv dhe largimi i saj i menjëhershëm, Mateo ka vazhduar të flasë me vete duke u shprehur: “Ua, nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”.
Ky episod i vogël është vetëm një tjetër moment në raportin e tyre të mbushur plot me ulje dhe ngritje që nga dita e parë kur Mateo u bë pjesë e reality show-t.