Aktori i njohur Jul Deda ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një reagim të drejtpërdrejtë dhe plot ironi lidhur me finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”.
Përmes një postimi në Instastory, ai shkruan: “Pra, vetëm 4 banorë për finalen e 18 Prillit. Se di kush do jetë në finale, por se kush e fiton, dihet tashmë..!”.
Me këtë deklaratë, aktori lë të kuptohet se ndihma e madhe që dy opinionistët (përfshirë mbështetjen e hapur të Ledionit) po i japin Selinës, e ka bërë atë fituesen e padiskutueshme dhe të paracaktuar të këtij edicioni.
Sipas tij, emri i atij që do të ngrejë kupën nuk është më një surprizë e garës, por një skenar i qartë i vulosur nga produksioni dhe rrethanat e krijuara së fundmi në shtëpi, ku Selin po trajtohet si e preferuara absolute.
Deklarata e Julit vjen në një moment mjaft delikat, pikërisht kur akuzat për favorizime kanë arritur kulmin, duke i dhënë zë skepticizmit të një pjese të madhe të publikut që mendon se rruga e Selinës drejt çmimit të madh është tashmë e shtruar.