E ëma i kërkoi largimin/ Vjen reagimi i familjarëve të Selin pasi ajo vazhdoi garën

April 2, 2026


Mbrëmja e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” u shënua nga një moment tejet dramatik dhe i paprecedentë, kur nëna e Selinës hyri në shtëpi duke i kërkuar me ngulm të bijës të ndërpriste rrugëtimin e saj televiziv.

Pavarësisht presionit emocional dhe deklaratës së fortë se imazhi i saj po dëmtohej jashtë, Selin mori vendimin e vështirë për të mos i hapur rrugë kërkesës së nënës dhe për të vazhduar garën.

Ky vendim duket se ka sjellë një kthesë edhe në qëndrimin e familjarëve të cilët e menaxhojnë jashtë, duke lënë pas pakënaqësitë e shprehura live në ekran dhe duke u rreshtuar sërish në krah të saj.

Vetëm pak orë pas atij “Prime” të tensionuar, llogaria zyrtare e banores në Instagram ka bërë një postim që dëshmon mbështetjen e tyre të plotë drejt rrugëtimit final.

Ata kanë ndarë foton me kodet e votimit për nominimin kokë më kokë me Brikenën, duke i bërë thirrje publikut të mbështesë vajzën e tyre. “Zgjidhni finalisten e parë. Votoni Selin!” shkruhet në mbishkrimin e postimit, ndërsa një detaj mjaft domethënës është edhe kënga e zgjedhur në sfond.

Postimi shoqërohet nga hiti i famshëm i grupit ABBA, “The Winner Takes It All” (Fituesi merr gjithçka), një mesazh i qartë ky se familja e ka pranuar dhe respektuar vendimin e Selinës, duke synuar tashmë së bashku fitoren e këtij edicioni.






Source link