Sonte pritet të zbulohet data e finales së BBVA, ja si do të ndikoj
20
Pas më shumë se 100 ditësh izolim dhe emocione të forta, spektakli i shumëpërfolur “Big Brother VIP Albania” pritet të sjellë një nga momentet më të rëndësishme të këtij edicioni.
Burime brenda formatit bëjnë të ditur se gjatë spektaklit të sontëm do të zbulohet zyrtarisht data e natës finale, duke i dhënë kështu një drejtim të qartë lojës dhe garës mes banorëve.
Ky njoftim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në strategjitë e konkurrentëve, të cilët tashmë janë në fazën më vendimtare të qëndrimit të tyre në shtëpi.
Publiku mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar, ndërsa emocionet dhe tensioni në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pritet të arrijnë kulmin.