Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në autostradën Vlorë–Fier, pranë mbikalimit të Bishanit.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person brenda automjetit. Mjeti është djegur plotësisht nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes