I bënë pritë me armë dhe e detyruan të futej në makinë, rrëmbehet gazetarja e njohur
Një gazetare amerikane, Shelly Kittleson, u rrëmbye pasditen e së martës në qendër të Bagdadit, pranë një hoteli.
Kittleson, 45 vjeçe dhe me përvojë si korrespondente në zonat e konfliktit, u sulmua nga një grup të armatosur, që sipas dëshmitarëve kishte të paktën dy makina dhe disa anëtarë të maskuar si roje sigurie, shkruan Corriere.
Operacioni i rrëmbimit u ndërpre pas ndërhyrjes së policisë në provincën e Babil, ku një nga makinat u përmbys, duke lejuar kapjen e një prej autorëve.
Megjithatë, ekzistojnë dy versione të ndryshme për fatin e gazetares: disa media lokale dhe Al-Arabya raportojnë se ajo është liruar dhe ka vetëm lëndime të lehta, ndërsa Ministria e Brendshme e Irakut konfirmon se Kittleson është ende në duart e rrëmbyesve, të cilët kanë ikur drejt jugut.
Dëshmitarët flasin për një “komando të mirë-koordinuar”, e mundshme nga milicitë shiite të lidhura me Teheranin, përfshirë grupin Kataib Hezbollah, të njëjtët që në muajt e fundit kanë sulmuar ambasadën amerikane dhe bazat e koalicionit.
Përplasjet e fundit kanë çuar në të paktën 80 viktima nga bombardimet amerikane të hakmarrjes