Elita Rudi prank fëmijëve për 1 prill, vajza fillon të qajë

April 1, 2026


Dita e 1 Prillit ka sjellë gjithmonë shaka të ndryshme nga personazhet e njohur, dhe këtë herë ishte radha e Elita Rudit për të provuar një rreng me fëmijët e saj.

Prezantuesja vendosi t’i testojë të vegjlit, Zërin dhe Botën, me një nga lajmet që fëmijët zakonisht e presin me ndjenja të përziera: ardhjen e një fëmije tjetër në familje.

Pasi i mblodhi në divanin e shtëpisë, Elita u komunikoi atyre se është shtatzënë dhe se ka një bebe në bark.

Reagimet e fëmijëve ishin shumë të sinqerta dhe treguan mjaftueshëm për raportin e tyre. E vogla e shtëpisë, Bota, nuk e priti mirë këtë lajm dhe filloi të qante, dukshëm e papërgatitur për të pasur një motër apo vëlla tjetër që do t’i merrte vëmendjen. Por, pjesa më e lezetshme e videos ishte padyshim Zëri. Në vend që të mërzitej, ai tregoi menjëherë kujdes për motrën e tij të vogël. Zëri i qëndroi pranë Botës, i puthi dorën dhe u mundua ta qetësonte duke i thënë “it’s okay”, për t’ia bërë më të lehtë momentin.

Duke parë që situata u bë serioze dhe Bota u mërzit vërtet, Elita i afroi të dy fëmijët në një përqafim për t’u treguar të vërtetën e 1 Prillit. Ky ishte një moment i bukur që tregon kujdesin dhe dashurinë e Zërit për motrën e tij.






Source link