“Zemra e Dardanisë”, Edona Llalloshi i këndon Kosovës në ditën historike sportive

March 31, 2026


Sonte, të gjithë sytë janë drejt ndeshjes së shumëpritur të futbollit, e cila pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për sportin kosovar.

Para këtij dueli emocionues, atmosfera ka filluar të ndezet nga muzika dhe emocionet që bashkojnë tifozët anembanë vendit, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi lansoi këngën “Zemra e Dardanisë”, duke i dhënë edhe më shumë emocione kësaj nate të rëndësishme.

“Zemra e Dardanisë” vjen si një mesazh motivues për ekipin dhe tifozët, duke ndërthurur emocionin e sportit me atë të muzikës, në një ditë që pritet të sjellë shumë emocione për vendin.






Source link