U fut me forcë në shtëpinë e të dashurës dhe e dhunoi, çfarë ndodhi me çiftin e 31-vjeçarëve në Fier

March 31, 2026


31-vjeçari Jurgen Velaj ka rënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e të dashurës së tij në Fier dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin J. V., 31 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në banesën e një 31-vjeçareje dhe, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj saj.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.



Source link