“Turp i madh”/ Çfarë pati Rike Roçi që shpërtheu ndaj Arbana Osmanit?

March 31, 2026


Gafa e Arbana Osmanit gjatë spektaklit live të “Ferma VIP 3” vazhdon të ngjallë reagime të forta jo vetëm nga institucionet, por edhe nga personazhet e njohur të ekranit.

Së fundmi, ka qenë Rike Roçi ajo që ka reaguar ashpër ndaj moderatores lidhur me këtë situatë.

Në një postim të saj publik, Rike nuk i ka kursyer kritikat e forta për përdorimin e shprehjes me konotacion diskriminues, “mos e merr si pushka jevgut”, drejtuar banorit Akil.

Ajo e ka dënuar këtë fjalor, duke e cilësuar atë si të papranueshëm për një format të tillë televiziv.

Duke shprehur indinjatën e saj, Rike ka shkruar hapur: “Turp i madh! Jemi në 2026 dhe ende racizëm në televizion”.

Ky reagim i saj i shtohet valës së madhe të kritikave që kanë pushtuar rrjetin pas atij momenti në “Prime”.

Kujtojmë se menjëherë pas përdorimit të kësaj shprehjeje dhe “kryqëzimit” virtual që iu bë, vetë Arbana Osmani u detyrua të kërkonte falje publike për deklaratën e saj.



Source link