Një video e vjetër e publikuar së fundmi në platformën TikTok po bën xhiron e rrjetit, duke rikthyer vëmendjen tek rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Selin Bollatit, një prej banoreve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 5”.
Në pamjet e bëra virale, Selin shfaqet duke kërcyer gjatë natës finale të “Big Brother VIP Albania 2”.
Në atë kohë, ajo ishte e angazhuar thjesht si figurante në trupën e baletit, duke performuar në prapavijë gjatë një surprize të organizuar nga produksioni për finalistët.
Sot, pa u mbushur ende tre vite nga ajo natë, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Selin nuk është më një balerinë në sfond, por është kthyer në një nga protagonistet të këtij edicioni.
Me karizmën, strategjinë dhe dinamikat e forta që ka krijuar brenda shtëpisë, ajo jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e plotë të publikut, por po shihet nga shumë ndjekës si një nga pretendentet kryesore për të rrëmbyer çmimin e madh.