Rrëmbehet një gazetare e huaj në Bagdad

March 31, 2026


Një gazetare e huaj është rrëmbyer në Bagdad, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Irakut përmes një deklarate zyrtare.

Sipas autoriteteve, viktima është një grua, por identiteti i saj dhe rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende publike. Po ashtu, nuk është konfirmuar se kush qëndron pas rrëmbimit.

Ministria njoftoi se një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa forcat e sigurisë janë angazhuar në një operacion për gjetjen dhe lirimin e gazetares.

Ngjarja vjen në një kohë kur siguria në Irak mbetet e brishtë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve për të stabilizuar vendin.






Source link