Me mbi 2,700 turistë/ Kroçera “Sapphire Princess” mbërrin në Sarandë

March 31, 2026


Në orët e para të mëngjesit, në portin e Sarandës ka mbërritur kroçera “Sapphire Princess”, me një total prej 2,776 pasagjerësh në bord, të përfaqësuar nga një gamë e gjerë kombësish nga e gjithë bota.

Pjesa më e madhe e turistëve janë Amerikanë , Britanikë , Kanadezë dhe Spanjollë , ndërsa nuk mungojnë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës, Azisë dhe më gjerë.

Pas zbarkimit, turistët do të organizohen në grupe dhe do të nisin vizitat në destinacionet turistike në afërsi të qytetit të Sarandës, duke përfshirë atraksione historike, kulturore dhe natyrore.

Kjo ndalesë pritet të sjellë një gjallëri të shtuar në qytet dhe të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit lokal.



Source link