Tragjedi në Greqi, burrë e grua vdesin brenda 24 orëve dhe lënë jetimë tre fëmijë

March 30, 2026


Një tragjedi e paimagjinueshme familjare ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku tre fëmijë kanë mbetur jetimë pas vdekjes së papritur të të dy prindërve të tyre brenda një dite.

Mediat greke shkruajnë se tragjedia filloi me vdekjen e nënës 54-vjeçare, e cila u varros të dielën, më 29 mars, në një klimë pikëllimi.

Por disa orë më vonë, mëngjesin e sotëm, më 30 mars, bashkëshorti i saj 54-vjeçar u gjet i vdekur në shtëpinë e tij pasi dyshohet se pësoi një atak kardiak.

Sipas “Protothema”, 54-vjeçari nuk mundi t’a duronte humbjen e gruas së tij të dashur dhe nënës së tre fëmijëve të tyre, me vdekjen e dyfishtë që tronditi të afërmit.

Figura tragjike janë tre fëmijët e çiftit, të cilët humbën të dy prindërit e tyre brenda pak orësh.

Funerali i 54-vjeçarit dhe varrimi do të mbahet nesër në Kishën e Evangjelistrisë, e njëjta kishë ku të afërmit dhe miqtë i dhanë lamtumirën 54-vjeçares të dielën.



Source link