Qeveria e Kosovës miraton pr/vendimin për dërgimin e FSK-së në Gaza
1
Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, në kuadër të një misioni ndërkombëtar stabilizues në Gaza.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se procedurat janë nisur mbi bazën e një ftese nga Komanda Qendrore e ShBA-së dhe Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa vendimi përfundimtar i takon Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova është e gatshme të kontribuojë si forcë stabilizuese ndërkombëtare dhe rikujtoi ndihmën humanitare prej 500 mijë eurosh për popullin palestinez në Gaza në janar 2025.
FSK do të marrë pjesë në mision nën komandë të unifikuar ndërkombëtare, duke mbështetur zbatimin e planit për të dhënë fund konfliktit në Gaza.