Pas vdekjes së babait, Lule Mustafa ka një porosi për të gjithë
1
Humbja e babait ka prekur thellë motrat Mustafa, të cilat kanë ndarë dhimbjen me publikun përmes rrjeteve sociale. Ky moment i vështirë ka sjellë reagime të shumta mbështetëse.
Lule Mustafa ka zgjedhur që përmes një postimi në Instastory të falënderojë të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes në këto ditë zie, shkruan “Kosovarja”.
Ajo ka shprehur mirënjohje për ngushëllimet dhe përkrahjen e marrë.
Në mesazhin e saj, ajo thekson se, pavarësisht pamundësisë për t’iu përgjigjur secilit individualisht, familja është thellësisht mirënjohëse për çdo fjalë dhe gjest solidariteti, duke uruar që kujtimi i babait të mbetet i paharruar.
