“Pa dijeninë time, kanë”/ Gjesti hedh në gjyq kompaninë Onima – Kape Lajmin

March 30, 2026








Këngëtari i njohur Gjesti ka njoftuar publikisht një lëvizje të fortë ligjore ndaj kompanisë muzikore Onima, duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të autorit mbi veprat e tij.

Përmes një reagimi zyrtar, artisti ka bërë me dije se pas konsultimeve me ekipin e tij ligjor, ka vendosur të ndjekë rrugën e drejtësisë.

 

Ai ka paralajmëruar se ditën e sotme, në orën 14:00, do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori, i cili do të rëndojë jo vetëm mbi kompaninë Onima, por edhe mbi stafin dhe bashkëpunëtorët e saj.Sipas deklaratës së artistit, thelbi i këtij konflikti të papritur lidhet me një kontratë që pretendohet se është nënshkruar pa miratimin e tij, duke përfshirë të drejtat e autorit për të gjithë repertorin e tij muzikor.

Gjatë reagimit, ai është shprehur saktësisht: “Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia”.

Gjesti ka theksuar se do të ruajë transparencë të plotë me publikun dhe mediat, duke paralajmëruar një dalje publike ku, së bashku me avokatin e tij, do të sqarojë çdo detaj të kësaj çështjeje dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.




Source link