“Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi”, Brikena në lot për raportin me Mateon – Ora Info

March 30, 2026


Brikena Selmani ka folur në dhomë të rrëfimit për raportin dhe situatat në shtëpi me Mateo Borrin.

Ajo thotë se nuk ka qenë mirë për disa ditë me radhë, por që kjo gjë nuk i ka interesuar Mateos.

Mes tjerash thekson se nuk ka bërë ndonjë gabim dhe se gjithmonë po del më e keqja.

“Kjo situatë nuk po më bën me u ndje mirë. Fakti që unë këtu tre ditë nuk kam qenë mirë, Mateos nuk i ka interesuar. Nuk mund të pretendosh që me një të folur sqarohet çdo gjë se unë robot nuk jam”, u shpreh ajo.

“Unë s’kam bërë asnjë lloj gabimi që unë sërish të dalë e keqe”, tha mes tjerash modelja në dhomë të rrëfimit.

Duket se raporti mes tyre është në një fazë uljesh e ngritjesh për shkak të disa gjërave që kanë ndodhur.





Source link