Ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel, Prime i “Big Brother VIP” spostohet të…
Prime i së martës mbrëma të “Big Bother VIP 5” do të zhvendoset për të mërkurën, duke i lënë vend transmetimit të ndeshjes Kosovë-Turqi, për kualifikueset në Botëror.
Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45.
Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë.
Kujtojmë se në nominim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës.
Tashmë mbetet e mërkura për të mësuar se cili do të jetë banori më pak i votuar nga publiku dhe për pasojë do të eliminohet nga gara.