Mirë që më thatë të lahem

March 30, 2026


Duke qenë se mbrëmjen e sotme mbahet prime i parë i “Ferma Vip 3”, fermrët kanë nisur të përgatiten për një natë ndryshe nga të tjerat që kanë kaluar së bashku deri më tani, pasi njëri prej tyre mund të eliminohet nga gara.

Në një bisedë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, fermerët duke vënë në qendër të vëmendjes sjelljen e Mozës natën e hyrjes kur gjatë transmetimit live ajo u shtri për të fjetur, ata kanë filluar t’i japin këshilla se si duhet të veprojë sonte.

Poetja, e njohur për sensin e humorit dhe sinqeritetin e saj, i ka falenderuar ata që njoftuan paraprakisht në mënyrë që ajo të bëjë një dush e të lyhet me buzëkuqin e saj që pret ta marrë nga agai.

“Shyqyr që më thatë të paktën të lahem. Ua ti them agait që të më sjellë buzëkuqin” tha Moza.

Ndërsa mëngjesinn e sotëm, Akili i është drejtuar Mozës duke i thënë se duke qenë se sonte ka prime, Jonida i ka premtuar atij që do i japë pak edukatë. Për këtë, Moza e ka pyetur Akilin se ku do ta gjeje Jonida edukatën, duke shkaktuar të qeshura mes fermerëve.

Edicioni i tretë i “Ferma Vip” startoi mbrëmjen e saë premtes, më 27 mars nën moderimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduart Grishaj. Pjesë e këtij edicioni u bënë 19 persona, në mesin e tyrte: këngëtarë, aktorë, shkrimtarë, modele dhe personazhe mjaft të njohura në rrjet.

Pjesë nga biseda:

Akili: Imagjino ti thuash Mozës për prime, në 11 e ke në gjumë. Njerëzit duke parë emsionin, kjo tullë në gjumë. Në 9 të mëngjesit, e gjithë Shqipëria do i ketë sytë te ty.

Mimoza: Shyqyr që më thatë të paktën të lahem. Po tani çfarë po bëjnë ata, sytë te ne i kanë.

Akili: Nesër ata do të jenë më të fokusuar te ti.

Moza: Ua ti them agait që të më sjellë buzëkuqin.

Në një tjetër bisedë të zhvilluar në ambientet e jashtme të Fermës, Akili i thotë Mozës: Sonte është prime dhe Jonida më ka premtuar se do të më japa edukatë.

Moza: E ku do ta gjejë ajo për vete edukatën?



Source link