Martohet fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj

March 30, 2026


Fituesi i spektaklit Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij, Rreze Kuçi, kanë kurorëzuar dashurinë me martesë mbrëmjen e djeshme (e hënë).

Dasma e tyre u organizua në një nga restorantet luksoze në qytetin e Prizrenit me miq familjarë e personazhe të famshme.

Çifti ka shkëlqyer – nusja me fustan të bardhë dhe Veseli me kostume elegante.

Veseli krahas Big Brother, ka qenë pjesë edhe e spektaklit “Dance With Me”.

Ai prej vitesh është pjesë e shoubizit, ku ka krijuar edhe fansa anë e mbanë trojeve shqiptare.

Ndërkaq, viteve të fundit ka bërë një pauzë dhe ka qenë më pasiv nga jeta publike.






Source link