Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, 28-vjeçari Edrin Varaku ishte pasagjer në një automjet, ndërsa filloi procedimi penal edhe për shoferin e makinës, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë.
“Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, sqaron policia,.
Njoftimi:
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.