Jam i dashuruar dhe një ‘game-changer’
1
Këtë javë rikthehet sërish Big Brother VIP Radio në Top Albania Radio ku personazhet e spektaklit, po zhvillojnë intervista me pyetje dhe përgjigje mbi zhvillimet që kanë ndodhur deri më tani në shtëpinë më të famshme në vend.
Top Albania Radio ka ngritur aty një studio radiofonike ku deri në 18:00 personazhet po rrëfejnë eksperiencën e tyre në lojë.
Në panelin e radhës kemi Mirin dhe Selin, teksa i ftuar ishte Shëndriti!
Shëndriti u shpreh se është në një lidhje dhe është shumë i lumtur
Jam në një marrëdhënie dhe jam shumë i lumtur, i’a kam thënë edhe dikujt në shtëpi.
Nuk mendoj se dal nga televotimi. Unë kam qenë një “Game Changer” në lojë dhe mendoj se jam në finale.
Nuk rrezikoj, por luaj i sigurt në Big Brother, nuk bëj eksperimente!