Brikena shpërthen në lot per Mateon te Dhoma e Rrëfimit: Si ka mundesi qe ai…

March 30, 2026


Brikena ka shkuar me lot në sy te Dhoma e Rrëfimit ku ka folur për situatën e saj me Mateon. Banorja shprehet se kjo situatë nuk po e bën që të ndihet mirë.

 

Ajo shton se 3 ditë nuk ka qenë mirë dhe sipas saj, Mateos nuk i ka interesuar për të. Brikena shprehet se ai nuk mund të pretendojë se me një të folur gjërat mund të kthehen si më herë.

Në videon e publikuar në “Instagram”-in e “Big Brother VIP”, banorja vijon duke thënë se nuk ka bërë asnjë lloj gabimi, por prapë po del e keqe.

“Kjo situatë nuk po më bën të ndihem mirë. Fakti që unë këtu tre ditë nuk kam qenë mirë dhe për shembull Mateos nuk i ka interesuar për mua. Ti nuk mundesh me pretenduar se me një të folur mund të sqarosh çdo gjë se unë robot nuk jam me u kthyer gjërat si më herët. Me e kthyer sikur ai është lënduar, sikur po ndihet keq, për çfarë?

Kur unë nuk kam bërë asnjë lloj gabimi. Prapë unë me dalë e keqe”, shprehet Brikena me lot në sy te Dhoma e Rrëfimit./BBVA5.



Source link