Raporti kompleks me të ëmën dhe prapaskenat e letrës në BBV
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ka qenë e ftuara e radhës në “Fan Club”, ku ka trajtuar një nga temat më të ndjeshme të qëndrimit të saj në shtëpi: marrëdhënien komplekse me të ëmën.
Gjatë bisedës me moderatoren Kiara Tito, ajo ka sqaruar pozicionin e saj pas letrës që e ëma dërgoi për programin, një moment që erdhi pikërisht gjatë sfidës së mosreagimit.
Nikol rrëfeu se për shkak të rregullave të lojës, ajo nuk ka mundur ta shohë letrën e plotë në ekran, por vetëm ka dëgjuar një pjesë të saj. Edhe pse jashtë shtëpisë, ajo duket se ka vendosur të mbajë një distancë emocionale, duke theksuar se i duhet kohë për ta analizuar këtë situatë përpara se të hedhë hapa drejt një takimi.
Gjatë intervistës, ish-banorja u shpreh: “Kam dëgjuar vetëm një pjesë të letrës, nuk e kam parë fare në ekran letrën, se ka qenë pjesë e lojës të mosreagimeve dhe kjo ka qenë e papritur për mua. Ajo që unë kam treguar edhe brenda shtëpisë të Big Brother, edhe vendos ta mbaj me aq sa jam shprehur në Big Brother, edhe për pjesën e letrës duhet ta analizoj më shumë. Unë e kam falur, edhe për të komunikim do e zgjidh me veten, do i jap vetes time kohë, edhe më pas do e vendos. Unë s’kam asgjë për t’i thënë”.
Në këtë rrëfim, Nikol la të kuptohet se falja ekziston, por rindërtimi i marrëdhënies është një proces personal që kërkon reflektim dhe nuk do të nxitohet për të dhënë deklarata apo për të kryer veprime nën presionin e publikut.